INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pushuan live në mes të emisionit! Balerina e ‘E diela shqiptare’ përlotet në skenë [FOTO]

E pushuan live në mes të emisionit! Balerina e ‘E diela shqiptare’ përlotet në skenë [FOTO]

Publikuar më: 21:08 11-11-2018

Me një rreng mjaft të hidhur balerina e “E diela shqiptare” është përlotur në mes të skenës pasi ju komunikua se do të pushohej nga trupa e baletit të emisionit.

Në fakt gjithçka ishte një shaka për ta surprizuar në një mënyrë aspak të zakontë.

Ardit Gjebrea së bashku me trupëb e baletit dhe koreografen Kozeta Bakiu kishin ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” Xhenin, një prej balerinave të trupës.

Gjebrea tha se ata do të zëvendësonin dy prej vajzave, ndaj dhe i kërkoi koreografes Bakiu që të vendoste cilat do të largonte.

Bakiu nuk pranoi dhe propozoi që kjo të hidhej në votë. Të gjitha vajzat shënuan me radhë emrin e balerinës që dëshironin të largohej nga trupa e baletit. E duke qenë një lojë e mirëmenduar dhe e planikuar në detaje, Xheni ishte ajo që mori më shumë vota për t’u larguar.

Me sytë e përlotur, Xheni tha se nuk e dinte përse koleget kishin vendosur ta largonin.

Ajo tregoi se kishte shënuar emrin e saj në letër, ndërsa nuk pranoi që të zgjidhte një prej dy vajzave të tjera që kishin marrë gjithashtu nga një votë për t’u larguar.

Por fjalën e fundit e tha Gjebrea, i cili vendosi që t’i largonte të tria vajzat. Duke qenë se Xheni ishte më e votuara, Gjebrea tha se e “E Diela Shqiptare” i kishte përgatitur një insert me disa momentet më të bukura në këtë program.

Por ajo që Xheni nuk priste ishte që gjithçka të ishte një lojë dhe një surprizë ndryshe për ditëlindjen e saj. Në fund të insertit, shkruhej: “Xheni, na Fal! Poor…. Ishte lojë! Gëzuar Ditëlindjen”.

“Ti sot ke ditëlindjen dhe ne për sa vite kemi kaluar bashkë donim të të bënim një surprizë… Zgjodhëm mënyrën më të keqe për ta bërë këtë surprizë. Por unë dua të të falënderoj dhe të jam mirënjohës, sepse ti je një njeri i shkëlqyer dhe një balerinë e jashtëzakonshme”, ishin fjalët e Gjebreas për Xhenin. E në mesin e mesazheve të shumta për balerinën e “E Diela Shqiptare”, surpriza e fundit ishte nëna e saj, e cila mbërriti në studio me motor.

xheni1.jpg

 

xheni2.png

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344