INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin a do të rikthehet sërish me STRESIN, KEJSI përgjigjet TROÇ: Ne nuk kemi…[FOTO]

E pyesin a do të rikthehet sërish me STRESIN, KEJSI përgjigjet TROÇ: Ne nuk kemi…[FOTO]

Publikuar më: 11:30 11-12-2019

Para pak ditësh e ëma e Stresit kishte ditëlindjen dhe një urim i veçantë i ka ardhur nga Kejsi. Pavarësisht se me Stresin janë në një pauzë ashtu siç ka thënë këngëtari, Kejsi nuk ka nguruar ta urojë për ditëlindje të ëmën e reperit. Kjo duket se ju ka bërë përshtypje edhe fansave të cilët e kanë pyetur se përse e ka uruar të ëmën e Stresit dhe nëse ka ende shpresë për t’u rikthyer me reperin.

“Ça lidhje ka, unë atë e dua, kishte ditëlindjen e urova. Ne nuk kemi hasmëri”, i thotë Kejsi ndjekësit që i bën një pyetje të tillë, duke shmangur në këtë mënyrë pyetjen se a do të kthehej sërish me reperin.

Stresi dhe Kejsi nuk janë më bashkë, tashmë prej disa muajsh, megjithatë Kejsi ruan ende një marrëdhënie shumë të mirë me të ëmën e reperit. Vetë këngëtari u shpreh se ai dhe Kejsi nuk janë ndarë, por janë në një pause dhe që gjithçka mund të ndodhë në një të ardhme.

gkktt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828