Rasheli u largua nga “Xing me Ermalin”, por moderatori i njohur gjeti një zëvendësuese të denjë e cila që në daljen e parë u komentua shumë për veshjen e pikëpyetja më e madhe ishte nëse mbante veshur të brendshme apo jo.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë shfaqet shumë tërheqëse dhe e kuruar, por së fundmi ka postuar një bisedë jo të zakonshme në Instastory, ku dikush e pyet nëse ka veshur brekë apo jo.
“Ke veshur brekët sot mi?”
“Po, po brek korçe.”- ia ka kthyer Kejvina me humor.
Por duket se vajzës nuk I ka dalë e keqja me aq dhe pas disa minutash i ka shkruajtur përsëri velinës, referuar një postimi të ri të saj.
“O idiote ça dmth me këtë”- e pyet
Në mënyrë diplomatike Kejvina i ka kthyer përsëri përgjigje:
“Që ti të shohësh me sy e të plasësh me zemër. Paqe.”
“Me injorancën tënde mi?”-vazhdon vajza.
Por duket se Kejvina e ka lënë me kaq bisedën me të, duke i bërë publikë mesazhet e duke pyetur tashmë ndjekësit e saj nësë mund ti shpjegonin se çfarë problemi kishte vajza në fjalë me të.