Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Gjira Kajtazi, e cila ka një stil të veçantë jo vetëm nga muzika por edhe nga stili i veshjes së saj.
Këngëtarja e veçantë prej shumë vite jeton jashtë vendlindjes, dhe së fundmi ka bërë një shkrim interesant me të cilin i përgjigjet pyetjes së shpeshtë që i bëhet mërgimtarëve tanë.
Gjira ka shpjeguar se si është ndjerë sa herë i është bërë kjo pyetje dhe ka treguar kur është më mirë atje dhe pse është më mirë këtu.
Kësaj përgjigjeje të gjatë Gjira i ka bashkuar një foto të oborrit të shtëpisë së prindërve të saj në Kosovë, ku këngëtarja thotë se i pushon shpirti më së miri se çdo kund tjetër në botë.