Erik Fullani është ndër personazhet më të përfolur në vend. Kjo pasi jo vetëm që është djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani por edhe për jetën e tij luksoze dhe shoqërinë me personazhe të ndryshëm VIP shqiptarë.
Ai është po ashtu mjaft i ndjekur në rrjetet sociale dhe gjithnjë tërheq vëmendjen me jetën luksoze që bën dhe shpenzimet marramendëse. Lidhur me këtë Eriku ka zgjedhur t'i përgjigjet një ndjekësi. "Çfarë di të bësh në jetë përveçse të harxhosh lekët e babit?' e pyet ai.
Ndërkohë, që Eriku i jep përgjigjen epike: "Të harxhoj edhe të mamit", ndërsa e shoqëron me një emoji që qesh me lot.