INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin çfarë do bënte nëse do e tradhtonte Xhensila, Besi befason me përgjigjen e tij: Do e merrja në makinë dhe...

E pyesin çfarë do bënte nëse do e tradhtonte Xhensila, Besi befason me përgjigjen e tij: Do e merrja në makinë dhe...

Publikuar më: 10:27 21-11-2017

Bes Kallaku dhe Xhensila janë një nga çiftet më simpatikë në showbiz-in shqiptar dhe padiskutim shumë të dashur për publikun. Pas 8 vitesh romancë, ata vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë dhe nuk realizuan një, por plot 3 ceremoni madhështore.
Ata nuk rreshtin së shprehuri dashurinë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por së fundmi një pyetje e “Zogut të Tiranës” e ka vënë në siklet aktorin e njohur.
Ai e ka pyetur si do të ishte reagimi i tij nëse Xhensila do ta tradhtonte dhe Besi u përgjigj kështu:
“E para nuk e konceptoj fare që diçka e tillë të ndodhë. Por nëse ndodh do të veproj siç bëjmë ne nga Fushë Kruja, do ta merrja në makinë dhe…por bëj shaka pasi realisht nëse do të ndodhte secili në jetën e vet në planet e veta, megjithatë e theksoj se nuk e konceptoj diçka të tillë,”-ka përfunduar Besi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393