INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin çfarë do bënte nëse do e tradhtonte Besi, reagimi i Xhensilës është i mrekullueshëm [FOTO]

E pyesin çfarë do bënte nëse do e tradhtonte Besi, reagimi i Xhensilës është i mrekullueshëm [FOTO]

Publikuar më: 17:16 03-12-2017

Bes Kallaku dhe Xhensila janë një nga çiftet më simpatikë në shoëbiz-in shqiptar dhe padiskutim shumë të dashur për publikun. Pas 8 vitesh romancë, ata vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë dhe nuk realizuan një, por plot 3 ceremoni madhështore.
Ata nuk rreshtin së shprehuri dashurinë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por së fundmi një pyetje e Roza Latit e ka vënë në siklet këngëtaren e njohur.
E ftuar në emisionin “why Not” të Roza Latit, Xhensila Myrtezaj u shpreh se thyerja e besimit ishte diçka që ajo nuk e falte.
Por, Roza tregoi se kur ishin takuar paraprakisht për emisionin, e kishte pyetur Xhensilën se nëse e kishte menduar që Besi mund ta tradhtonte.
“Xhensila u çua nga tavolina, bëri kryqin dhe u ul prap!”- tregoi Roza duke qeshur me të madhe. “I mendoj gjërat e bardha, është diçka që nuk e çoj nëpër mend, nuk e suporton dot truri im këtë gjë!”- rrëfeu këngëtarja.

sila.png

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045