INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin çfarë do bënte Rama nëse do goditej nga çizmja, Kryemadhi përgjigjet kështu

E pyesin çfarë do bënte Rama nëse do goditej nga çizmja, Kryemadhi përgjigjet kështu

Publikuar më: 23:31 22-12-2017

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në Zonë e Lirë ka folur për ngjarjen e së hënës ku goditi në drejtim të Ramës gjatë seancës për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme. E pyetur nga Arian Çani se si ka reaguar ilir Meta pas veprimit të saj në Parlament Kryemadhi është përgjigjur se është duke i mbajtur inat prej katër ditësh.
“Meta ka katër ditë që nuk më flet. Edhe pse unë kam qenë e angazhuar me intervista dhe kur kam shkuar në shtëpi e kam gjetur në gjumë, ose ka bërë sikur po fle, por që ka 4 ditë që nuk kam folur. Vetëm sot në mëngjes folëm pak,” tha Kryemadhi.
E pyetur se çfarë do bënte Rama nëse do ta kishte kapur çizmja, Kryemadhi tha se kryeministri do të kishte shkuar të qante tek Presidenti Ilir Meta.
Goditja ishte një simbol kundër çizmes së drogës dhe krimit që po instalohet. Mua më ka mbetur pak peng që nuk e kapi çizmja Ramën, por ishte gardisti që e spostoi. Rama do shkonte të qante tek Ilir Meta nëse do ta kishte kapur çizmja. Pastaj Ilir Meta do rrinte 2-3 javë pa më folur”, tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551