INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin çfarë raporti ka me kunatën e tij, Loredanën, Gent Fatali habit me përgjigjen e tij! [FOTO]

E pyesin çfarë raporti ka me kunatën e tij, Loredanën, Gent Fatali habit me përgjigjen e tij! [FOTO]

Publikuar më: 11:28 22-05-2020

Këngëtari i njohur shqiptar, Gent Fatali, është në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafën, me të cilën ka publikuar shumë foto të ndryshme në rrjetet sociale. Së fundmi, Genti ka qenë i ftuar përmes një lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur për partneren e tij. Në një moment, Bieta e ka pyetur Gentin mbi marrëdhënien që ai ka me kunatën, Loredanën. Por duket se dyshja nuk shkojnë mirë, bazuar në përgjigjen që reperi ka dhënë. Genti ka thënë se preferon mos të flasi për këtë çështje. “Mos pyet këtu. Këtu s’flasim”, tha Genti. Po ashtu ai refuzoi të tregojë nëse ekziston mundësia e një bashkëpunimi muzikor mes tyre. 

 

Shumë fansa shprehen se Rozafa nuk është motra e Loredanës, por sa herë Gent Fatali është pyetur për këtë detaj, nuk e ka mohuar. Pra, Loredana dhe Rozafa s’kanë fare kontakt me njëra-tjetrën, apo Gent Fatali do të na lejë në dilemë.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439