Ishin një nga çiftet më të përfolura në Big Brother ku edhe pas përfundimit të lidhjes së tyre diskutimet për raportin e dyshes Xheni Mhillaj dhe Benard Marashi tashmë i ngjajnë një telenovele me shumë episode.
Të dashuruar akoma apo e kanë harruar njëri-tjetrin?
Kjo është pyetja më e lakuar së fundmi, të cilës i ka dhënë një përgjigje definitive Xheni, teksa në një poll që ka organizuar në Instastory një komentues e ka pyetur nëse e do më Benardin.
“S’njoh njeri me këtë emër”, shkruan Xheni në postimin e saj.
Epo ska më dyshime! Zemra e Xhenit mesa duket e ka harruar përfundimisht Benardin./intv.al/