Sezonet e reja televizive shoqërohen me kalime të personazheve në ekraneve të ndryshme. Një ndër largimet më të bujshme ishte padiskutim edhe Turjan Hysko. Pas 14 vitesh bashkëpunim me “Vizion Plus”, Turi u largua për në Klan dhe bashkë me të edhe trupa e Apartamentit 2XL, por edhe Orinda Huta.
Së fundmi njëri nga ndjekësit e tij në Instagram e ka pyetur se ku paguhet më shumë në Vizion apo Klan. Por moderator i jep një përgjigje të zgjuar duke i thënë “Si thua ti?” e ndoshta duke lënë të kuptohet se paguhet më mirë në Klan, pasi të gjithë për më mirë largohen.