INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin kur do bëjë fëmijën e parë, ja si përgjigjet Luana Vjollca

E pyesin kur do bëjë fëmijën e parë, ja si përgjigjet Luana Vjollca

Publikuar më: 19:15 17-12-2017

Luana është një nga moderatet shqiptare më seksi dhe numëron shumë ndjekës e fansa njëkohësisht, por jo çdo gjë e ndan me të. Dhe kur themi çdo gjë e kemi fjalën për jetën sentimentale.
Prej kohësh është e lidhur me Krenar Çoçaj por është munduar që këtë lidhje ta mbajë shumë private, mirëpo në puntatën e mbrëmjes së djeshme të “Shiko kush Luan”, tha diçka që i bëri të gjithë konfuzë.
Ajo ka shpjeguar se kilet e tepërta mund t’i ketë marrë edhe nga shtatzania, fakt që ka habitur të gjithë. Pas pak sekondash ajo ka sqaruar se ishte batutë por Berat Buzhala ka përfituar ta pyesë se kur ka dëshirë të lindë fëmijën e saj të parë e Luana është përgjigjur se kjo do të ndodhë kur ajo të mbushë 30 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268