INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin kush është babai i bebit që mban në bark, Eliona Pitarka publikon foton dhe tregon detajet e shtatzënisë!

E pyesin kush është babai i bebit që mban në bark, Eliona Pitarka publikon foton dhe tregon detajet e shtatzënisë!

Publikuar më: 15:35 21-01-2021

Eliona Pitarka është treguar shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale, duke u munduar ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Aktorja e njohur vetëm pak kohë më parë konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël, pasi lajmi u bë publik në media.

Ndërsa gjatë një mini-interviste me ndjekësit, ajo ka zbuluar më shumë detaje rreth shtatzënisë dhe partnerit të saj misterioz. Eliona Pitarka rrëfeu se është martuar me babain e fëmijës së saj, me të cilin është në një marrëdhënie prej 3 vitesh e gjysmë.

Aktorja u shpreh se jetojnë së bashku dhe se partnerit i saj nuk ka lidhje me televizionin, madje as nuk e ka qejf.

“A je e fejuar?”- e pyeti një prej ndjekësve.

“Uhu me kohë, tani jam e martuar,”– u përgjigj, aktorja e cila më pas shtoi: “Kam 3 vite e gjysmë me bashkëshortin.”

Pyetjes nëse kalon kohë me partnerin gjatë ditës iu përgjigj: “Ne jetojmë bashkë, të dy jemi në punë por sigurisht që shumicën e kohës pas pune e kalojmë bashkë”.

“Ju bashkë me babain e bebit jeni në të njëjtën punë,”- ishte një pyetje tjetër që iu drejtua.

“Jooo, ai nuk ka lidhje me televizionin, përkundrazi nuk e ka qejf,”- tregoi Eliona Pitarka.

Megjithë kuriozitetin e ndjekësve për të zbuluar se kush është baba i fëmijës së saj, ajo nuk e tregoi identitetin e tij.

“Kush është babai i fëmijës,”– i shkroi një prej tyre.

“Burri im është,’- iu kthye ajo, duke publikuar një foto krah tij, me imazhin e mbuluar.

Aktorja tregoi se po hyn në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe se emrin e vajzës nuk e ka vendosur ende, pasi do jetë një zgjedhje e bashkëshortit të saj.

Ndërsa zbuloi se deri tani nga shtatzënia ka shtuar 11 kilogramë.

“Deri tani kam marrë 11 kg dhe jam në muajin e 8-të. Babai i bebit ka kërkuar ta gjejë vetë emrin, kështu që po pres nga ai, pasi nuk e ka gjetur ende,”– shkroi Eliona Pitarka.

Ajo tha se dëshiron ta sjellë në jetë fëmijën me lindje natyrale dhe se mendon që është gati për tu bërë nënë.

“Dashti Zoti do e lind me lindje natyrale. Mendoj se jam gati për tu bërë nënë. Edhe pse kam pasiguri nëse do jem e mirë mjaftueshëm, përsëri është normale, çdo gjë mësohet me kohë,”– u shpreh aktorja.

Gjithashtu, tregoi edhe nëse e kishte problem që shtatzënia do i prishte trupin.

“E di kur e kisha? Vetëm javët e para… por kur bebi ka filluar të lëvizë brenda meje çdo frikë e mija u venit. Ajo që po krijon trupi im është një mrekulli, nuk e vras mendjen fare për trupin, por vetëm për bebushen që po rritet brenda meje. Ajo është kryesorja,”- përfundoi Eliona Pitarka.

eliona-pitarka3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262