Ish-konkurentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj ka qenë e ftuar në emisionin “Klanifornia” këtë të shtunë. Shqipja, pas përjashtimit nga emisioni, ka zënë titujt kryesorë të mediave rozë për javë të tëra. Kjo nuk i ka shpëtuar Francit, laçianit të “Klanifornias” që sigurisht e ka “ngacmuar” dhe ka lënë në një takim me Shqipen.
Pikërisht në këtë takim, edhe pse i pari, laçiani nuk ka ngurruar që ta pyesë Shqipen nëse është e virgjër apo jo. Dhe sigurisht, përgjigja e saj ka qenë plot humor dhe ka shkaktuar të qeshura.
Laçiani: A je e virgjër o gjigande?
Shqipja: Në vesh po!
Laçiani: Ku?
Shqipja: E kisha fjalën… ça sikleeeti! Të martën dhe të premten po, kurse ditët e tjera…
Laçiani: Sigurisht nuk kishte si ndodhte ndryshe me një gjigande si puna jote se ndryshe nuk të lë me ra në tokë.