INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin nëse do donte të kishte FAT në dashuri si Bora, Efi e Përputhen jep përgjigjen që s’pritej!

E pyesin nëse do donte të kishte FAT në dashuri si Bora, Efi e Përputhen jep përgjigjen që s’pritej!

Publikuar më: 13:33 08-05-2022

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, ishte ditën e sotme e ftuar në rubrikën “Në Trotuar” në emisionin “E Diell” në Top Channel. E tema e parë ishte pikërisht për virtytet e saj. Teksa të pranishmit në këtë rubrikë dhanë opinionet e tyre për Efin, nuk munguan as pyetjet për të.

Kur u bë pjesë e programit të dashurisë është komentuar shumë për ngjashmërinë që ka me këngëtaren, Elvana Gjata dhe moderatoren, Bora Zemani. E pyetja e parë për Efin ishte: “Do doje të kishte fat në dashuri si Bora, një karrierë si ajo apo të bekohesh me një djalë si Arbnori?”.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u përgjigj shumë sinqerisht duke thënë se e “adhuronte Bora Zemanin”.

“Normale që po, e adhuroj Borën e do doja të kisha fat në dashuri, karrierë apo një djalë si Arbnori”.

Ndërsa kur u pyet nëse do donte të prezantonte “Për’puthen”, Efi tha se “po” pasi “do ishte një shumë ë bukur”.

 

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793