Klea Huta është një ndër moderatoret dhe këngëtaret më të mira shqiptare e cila është shumë e dashur për publikun. Prej disa kohësh tashmë ajo është në një lidhje me kantautorin e njohur Elgit Dodën dhe janë kthyer në një ndër çiftet më të preferuar. Së fundmi Klea ishte e ftuar në rubrikën "Kë zgjedh" në "Mirage", ku duhet të zgjidhte mes personazheve të njohur të ekranit.
E pyetur nëse do kalonte një natë me Elgitin apo me Malumën, Klea nisi të qeshte.
"Giti ore, s'ka zgjedhje", u përgjigj Klea dhe në fakt s’kishim as dyshimin më të vogël për këtë.