Agnesa Vuthaj është një ndër modelet shqiptare më simaptike dhe më të suksesshme gjithashtu. Ajo është shumë aktive si në profesionin e saj ashtu edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, Agnesa ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage” ku është bërë pjesë e rubrikës “Kë Zgjedh”. Ajo u pyet se kë do të zgjidhte për të kaluar një natë, Lorik Canën apo Robert Berishën. “Anjërin. Njëri është i martuar, tjetri i sapo ndarë. Unë shkoj vetëm të ato që janë single”, ka thënë modelja, duke i refuzuar të dy.