Ajo është një nga modelet më të komentuara shqiptare dhe me siguri të gjithë i mbani mend fotot e saj në Francë gjatë “EURO 2016” pasi në atë kohë pushtoi mediat ndërkombëtare. Bëhet fjalë për modelen shqiptare Irida Oxa e cila së fundmi është bërë pjesë e “virusit” që i ka infektuar të gjithë në Instagram, pikërisht atë të pyetjeve në instastory.
Krahas shumë pyetjeve, një prej tyre ishte nëse do pozonte nudo për një shifër prej 100 000$ dhe përgjigja e Iridës ishte shumë e prerë: KURRË!