Prej disa muajsh, aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj ka nisur një projekt të ri të titulluar “Mos i fol shoferit”. Mirëpo Rudina ka pranuar se kurrë nuk do provonte muzikën sepse thotë që këndon si derr.
E ftuar në PopCulture, ajo ka folur për për lidhjet e saj të mëparshme dhe marrëdhënien me bashkëshortin aktual duke theksuar se lidhja e tyre nuk nisi si diçka serioze:
“U ndava nga i dashuri i fundit sepse nuk kishim përputhje së bashku dhe unë kisha nevojë për një mashkull më bujar dhe xhentëllmen. Bashkëshorti im ndryshon shumë nga ish partnerët e mi.”
Por ajo befasoi me përgjigjen e saj kur u pyet nesë do të pranonte të pozonte nudo për 100 mijë euro. Ajo tha se do të pranonte pasi të rregullonte pak linjat e saj fizike.