E imagjinoni “Portokallinë” pa Florjan Binaj?
Ai është një ndër aktorët më të mirë të humorit shqiptar i cili prej 14 vitesh është pjesë e spektaklit “Portokalli” ku numëron shumë role interesante. Por a do të largohej Flori nga ‘Portokallia’ nëse do të merrte një ofertë tjetër pune?
U ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, la të nënkutohej se eksperimentet nuk janë për të dhe se nuk do të largohej asnjëherë.
“Kam përshtypjen se në gjithë këto 14 vite në Portokalli është krijuar, duke qenë se unë kujdesem më shumë se ç’duhet për numrat e mi i gjithë stafi që më rrethon, cuna, goca të talentuar më gjinden gati mjafton që unë të them më duhet kjo dhe plotësohet aq mirë numri saqë besoj se do të jetë e vështirë, do të duhet po aq kohë për ta krijuar në një televizon tjetër, pa dashur të ofendoj askënd por nuk është çështje parash për të bërë një lëvizje të madhe. Por është çështje ku ndihesh mirë ti për momentin dhe pse të bësh lëvizje kur je mirë.”, u shpreh Flori.