Në korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja e njohur Fifi u përfol për një lidhje me kantautorin Flori Mumajesi. Dyshja janë fotografuar shpesh bashkë dhe nga kjo kanë nisur dhe aludimet, mirëpo jo vetëm që nuk e pranuan, por edhe kanë “luajtur” me fansat apo mediat.
Mbremjen e djeshme Fifi ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” dhe një prej fëmijëve e pyeti pikërisht rreth marrëdhënies së saj me Florin, nëse janë shokë apo të dashur.
”E kam shok sepse është çun flori”, tha Fifi.
Mirëpo kur vogëlushei e pyeti “E kishe të dashur?”, këngëtarja refuzoi të përgjigjej duke u shprehur “kaq po them”.