INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin nëse ka marrëveshje me kryeministrin, Saimir Tahiri befason me deklaratën e tij, reagon Rama

E pyesin nëse ka marrëveshje me kryeministrin, Saimir Tahiri befason me deklaratën e tij, reagon Rama

Publikuar më: 20:25 03-05-2018

Ish-ministri i Brendshëm ka dhënë sot dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe njoftoi se mund të hetohej si një qytetar i thjeshtë pas pasur nevojë për imunitetit e deputetit. Pas konferencës për shtyp, Tahiri ka folur sot në mbrëmje në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ për vendimin për t’u dorëhequr nga posti i deputetit.

I pyetur fillimisht nëse ndihej i frikësuar se mund të arrestohet tani që nuk ka imunitet, Tahiri u përgjigj: “Nuk më shqetëson fare kjo. Nuk më shqetëson se çfarë pasoje më vjen nga secili institucion. Unë jam shumë i bindur për atë çfarë kam bërë.”

Sa i përket pretendimeve se dorëheqja erdhi pas një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, Tahiri theksoi se nuk i intereson se çfarë bën kreu i qeverisë. Ai u shpreh se askush nuk mund t’ja shesë të vërtetën, përfshirë këtu Ramën.

“Unë s’kam marrëveshje dhe nuk më duhet një marrëveshje për këtë punë. Të vërtetën time nuk ma blen dot askush dhe nuk ma shet dot askush, përfshirë këtu Edi Ramën. Unë nuk e di çfarë bën Edi Rama dhe nuk më intereson”, u shpreh ish-ministri.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në një lidhje direkte me “Opinion” për këtë çështje. Ai është shprehur se dorëheqja e ish-ministrit Tahiri ishte një akt dinjitoz, ndërsa theksoi se nuk gjykon asgjë për atë se çfarë thuhet në lidhje me rastin, pasi është një rast që i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

Rama deklaroi se është një akt që nuk duhet të merret me llafet e kazanit mediatik, ai prej 6 muajsh nuk ësht pjesëtar i grupit parlamentar të PS. Ai pohoi se nuk kishte dijeni per kete veprim te ish-ministrit të tij.

“Një akt dinjitoz. Në kujtesën time i pari i këtij lloji në historinë e parlamentit shqiptar. I respektueshëm. “Besoj që është humbje kohe të merrmi me llafet e kazanit politik dhe mediatik pasi ky është një akt që flet vet dhe është i respektueshëm për atë që është. Nuk kam pasur asnjë dijeni dhe nuk ka pasur arsye të kem pasur dijeni. Tahiri prej 6 muajsh nuk është pjesëtar i grupit tonë parlamentar dhe nuk ka asnjë rol në PS. Nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm. Ashtu sikundër mbështes dhe vlerësoj punën e ministrit aktual të Brendshëm”, theksoi Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543