Reperja e fashme Tayna, është kthyer në një ndër artistet më të komentuara të showbizit.
Ajo vazhdon të jetë tejet aktive në rrjetet sociale, duke publikuar vazhdimisht fotot dhe video nga jeta e përditshme.
Njëri nga ndjekësit e saj në Instagram, e ka pyetur nëse ajo më herët ka qenë e fejuar! Tayna si duket është irrituar nga kjo pyetje e ‘çuditshme’ dhe e papritur për të, duke reaguar me sarkazëm në përgjigjen e saj.
Në seksionin e pyetjeve përgjigjeve në Instagram, reperja ka thënë se ka qenë e fejuar e madje ka dy fëmijë – gjithmonë me ton sarkastik.