Pas daljes nga ‘Përputhen’, Sindi nisi një lidhje dashurie me një djalë të panjohur nga publiku. Ajo tregoi se partneri e bënte të ndihej në paqe dhe se ai humbiste në sytë e saj sa herë që flisnin.
Mirëpo u duk se lidhja e tyre nuk ka zgjati shumë, pasi kudo në rrjet po përflitej se janë ndarë. Shkak i këtyre aludimeve u bënë postimet e Sindit në Instastory. “Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim”, shkruhet në njërin prej tyre.
Më pas ish-konkurrentja shpërndau një foto tjetër, e cila tregonte se ndihej e zhgënjyer. “Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në postim. (SHIKO KETU).
Sindi i bëri tag mamasë së saj duke shkruar “E urrej kur ke gjithmonë të drejtë”, duke lënë të kuptohet se ajo mund ta ketë paralajmëruar që më parë.
Mirëpo si duket këto lajme nuk janë të vërteta dhe fajlët e nënës së saj kanë qenë për shoqërinë e saj dhe jo për partnerin. Ajo zbuloi se janë mjaft të lumtur dhe nuk janë ndarë, siç mund ta shihni në foton më poshtë.