Një vit më parë bëri bujë të madhe nëpër mediat sociale sherri që ndodhi mes dy vëllezërve Mozzik dhe Getinjo me ish-menaxherin e tyre Met Elshani.
Në fillim ky sherr nisi virtualisht pasi dy djemtë kishin prishur kontratën dhe Met Elshani e çoi çështjen deri në gjykatë i cili ju bllokoi për një periudhë edhe këngët e tyre në Youtube.
Pas kësaj, të gjithë anëtarët e tjerë të cilët ishin në këtë label i hoqën nga rrjetet sociale Mozzik dhe Getinjo e cila kjo gjë ngriti dyshimet se marrëdhëniet e tyre ishin keq.
Së fundmi, këngëtarja Kida ka qenë e ftuar në një emision, e cila tregoi se u largua nga labeli “On Records” pasi i mbaroi kontrata, po ashtu tregoi se raporti i saj me kolegun është shumë mirë dhe se nuk do i thoshte jo një bashkëpunimi të dytë me Mozzik.
“Asnjëherë s’kam pas problem direkt dhe normalisht mund të bëhet një bashkëpunim. Të gjithë i kam shokë dhe kolegë të mirë”- është shprehur Kida.