Erjona Sulejmani është një nga femrat më të komentuara si në shoëbizin shqiptar, ashtu edhe në atë italian. Ajo u cilësua si tifozja më e bukur e Europianit 2018, ku shfaq në shkallët e stadiumeve për të mbështetur ish-bashkëshortin e saj, Blerim Xhemajlin, por tashmë ai është thjesht një “ish”.
Të njejtën gjë kuptuam edhe nga përgjigjet e saj që u dha fansave në opsionin “pyetje-përgjigje” në Instastory. E pyetur nëse ende ndjen dashuri për të, bukuroshja e ka mohuar diçka të tillë, ndërsa ka vendosur edhe një emoji që shpreh habi se si ende e pyesin për të.
Një pyetje tjetër që iu drejtua ishte nëse do kalonte një natë me Cristiano Ronaldon dhe Erjona u përgjigj: Jo! Faleminderit!