INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për familjen, Luana jep përgjigjen që me siguri ka mërzitur Marinën, shihni çfarë thotë [FOTO]

E pyesin për familjen, Luana jep përgjigjen që me siguri ka mërzitur Marinën, shihni çfarë thotë [FOTO]

Publikuar më: 16:13 14-10-2018

Prej dy javësh ka nisur puntata e parë e sezonit të dytë të emisionit “Shiko Kush Luan”. Moderatorja Luana Vjollca tregoi se në këtë sezon ajo mban edhe rolin e autores së vetme. Pavarësisht se është autore dhe moderatore, ajo preferon që të bëhet pjesë e lojërave me të ftuarit kryesisht asaj “ndaje ose haje”.

Pikërisht në këtë lojë Luanën i është kërkuar të rendis sipas radhës më të preferuarën nga pjesëtaret e familjes së saj ose në të kundërt do t’i duhet të konsumonte ushqimin e pazakontë që kishte përpara tavolinës.

Luana nuk hezitoi të përgjigjej dhe në vend të parë vuri mamanë e saj, si të dytën femër më të preferuar, Luana ka zgjadhur motrën e madhe Lirën, e cila jeton në Belgjikë me familjen e saj.

Por nëse të gjithë prisnin që emri i radhës të ishte ai i Marinës, Luana renditi motrën tjetër, ajo që është më pak e njohura ndër motrat Vjollca. Është fjala për Marsedën ose Sedën siç i thërrasin motrat, e cila nuk është aspak e ekspozuar në publik.

E fundit për nga preferencat e Luanës u rendit Marina, e cila ka qenë bashkëudhëtarja e e saj në televizion dhe me të cilën duket edhe më e lidhur. Megjithatë siç ka sqaruar vet Luana, Marinën e ka renditur të fundit për shkak se dy motrat e tjera i ka larg e i sheh rrallë ndërsa me Marinën shihet përditë duke qenë se të dyja jetojnë në Tiranë.

kti.png

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443