INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për goditjen me këpucë drejt Ramës, Kryemadhi e komenton kështu

E pyesin për goditjen me këpucë drejt Ramës, Kryemadhi e komenton kështu

Publikuar më: 22:47 18-12-2017

Në kulmin e tensionit në parlament kur opozita kërkonte anullimin e votimit për prokuroren dhe socialistët nuk tërhiqeshin, konflikti mes Edi Ramës dhe Monika Kryemadhit ka marrë trajtat e personales.
Monika fillimisht ka gjuajtur me këpucën e saj drejt kryeministrit dhe menjëherë një bodigardët që i qëndronte Ramës mbi kokë ka shkuar me vrap të marrë një çadër që ndodhej aty pranë.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës, tha se ajo që ndodhi sot në Kuvend kjo është shfaqje e arrogancës së kryeministrit Edi Rama. Ajo u pyet se çfarë kishte hedhur në drejtim të kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme dhe tha që nuk ka rëndësi, por ishte një gjest dinjitoz sepse Rama e ka kthyer shoqërinë shqiptare në shoqërinë e drogës.

Pjesë nga biseda:
Tare: Ju keni qëlluar drejt kryeministrit me këpucë?
Kryemadhi: Çfarë rëndësie ka kjo? Ai ka qëlluar shqiptarët. Është një gjest dinjitoz që Edi Rama i ka kthyer fëmijët shqiptarë në spaçator dhe shpërndarës të drogës në gjithë shkollat e mesme. Është një gjest dinjitoz që Edi Rama e ka kthyer shoqërinë shqiptare në shoqërinë e drogës.
Po zaptojnë rrugët e Londrës shqiptarët, rrugët e Holandës, rrugët e Italisë sepse modeli i tyre më i mirë është drogaxhi.
Çipa: Nuk është e hijshme për një kryetare partie.
Kryemadhi: Po të jetë kryetar partie kemi Edi Ramën që del lakuriq dhe quhet modern.

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779