INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për ish-bashkëshortin, Erjona Sulejmani publikon foto me të dhe sqaron situatën njëherë e mirë për të gjithë [FOTO]

E pyesin për ish-bashkëshortin, Erjona Sulejmani publikon foto me të dhe sqaron situatën njëherë e mirë për të gjithë [FOTO]

Publikuar më: 14:23 14-07-2019

Erjona Sulejmani është një nga femrat më të komentuara si në showbizin shqiptar, ashtu edhe në atë italian. Ajo u cilësua si tifozja më e bukur e Europianit 2018, ku shfaq në shkallët e stadiumeve për të mbështetur ish-bashkëshortin e saj, Blerim Xhemajlin, por tashmë ai është thjesht një “ish” për arsye se çifti ka disa muaj që i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Ajo ka bërë dhe një deklaratë e thënë troç se Blerimi nuk e kënaqte në shtrat dhe u shpreh e sigurt se çdo partnere futbollisti e kishte një problem të tillë.

Ata janë shumë aktiv në rrjetet e tyre sociale ku ndajnë me të gjithë ndjekësit e tyre foto dhe video të ndryshme nga jeta e tyre profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Ajo ka vazhduar jetën e saj së bashku me fëmijën e saj, por gjatë një pyetësori që ka hedhur në llogarinë ne saj të Instagramit e kanë pyetur vazhdimisht për ish-bashkëshortin e saj futbollistin e njohur, Blerim Xhemajlin.

E pyetur nga një fans nëse është kthyer me futbollistin, ajo ka publikuar një foto me Blerimin, duke sqaruar njëherë e mirë punën e ribashkimit.

“Jo. Ne jemi thjesht dy prindër që merremi vesh, për ta rritur sa më mire fëmijën tonë.”- ka sqaruar Erjona krahas fotos me djalin dhe ish-bashkëshortin gjatë pushimeve të tyre në plazh.

640-0-5d2b1c39d51dc-580x1024.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725