INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për krahasimin mes Bashës dhe Ramës, ja si përgjigjet Astrit Patozi

E pyesin për krahasimin mes Bashës dhe Ramës, ja si përgjigjet Astrit Patozi

Publikuar më: 20:34 10-07-2017

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi wshtw i ftuar nw “5 pyetje nga Babaramo”, mbrëmjen e sotme. Patozi që në fillim të intervistës së tij e tha qartë që Lulzim Basha dhe Edi Rama në krahasim me njëri-tjetri janë si nata me ditën.

Jo vetëm kaq, në lidhje me këtë Patozi dha edhe një shembull konkret që tregon atë që ka ndodhur me Ramën dhe Bashën.

“Duke gjykuar plotësisht atë që Edi Rama ka bërë me partinë e tij, mund të them që Rama në krahasim me Bashën është si dita me natën. Edi Rama e mori PS në një stad më të ulët se në 2009, pra më ulët se sa e çoi. Në rastin e Ramës, ai nuk e mori pushtetin por në një përplasje tjetër arriti të vinte në pushtet. Me Bashën ka ndodhur e kundërta, ai e mori partinë me 57 deputetë dhe e çoi në humbjen më të madhe të saj”, tha Patozi.

Patozi zbuloi edhe bisedën që kishte bërë me Selamin, teksa i kishte kërkuar të mos bëhej famëkeq në historinë e politikës shqiptare.

“Gara mes Bashës dhe Selamit ngjan në formë më garën mes Ramës dhe Lakrit, por e ndryshme, sepse Selami siç ia kam thënë do të hyjë në historinë e politikës shqiptare si famëkeq, që lejoi që Basha ta rrëmbente partinë. Pse them unë që janë të ndryshme. Maqo Lakrori ishte një kandidat që kushdo kandidat të dilte parpara Ramës do të humbte. Ndërsa Te Basha ppo të kishte një kandidaturë serioze në një fushatë të rregullt, Basha do të humbte”, tha Patozi.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877