Prishjen e bashkëpunimit të tyre, portalet e kthyen në një telenovelë të mirëfilltë. Gjatë fillimeve në muzikë, Enca nisi të bashkëpunonte me Noizyn, periudhë kjo që shënoi edhe arritjet më të mëdha të karrierës së saj. Por, një deklaratë e bërë në një nga emisionet në Kosovë, bëri që Noizy të merrte vendimin për ta nxjerrë nga grupi. Ndërkohë që këngëtarja vazhdon ende ta quajë veten ‘Self made’, ka sërish nga ata që e pyesin për Noizyn. Falë opsionit më të fundit që Instagram ka ofruar për përdoruesit, jep mundësinë që t’iu bëjnë dhe të bëjnë pyetje. ‘A mban ende kontakt me…’, ka qenë një nga pyetjet ku Enca ka mbuluar emrin e Noizyt.
'Mos më pyesni për të shkuarën. E shkuara mbetet e shkuar dhe nuk kthehem pas për ansjë arsye‘, ka thënë ajo.