Festivali i fundvitit në RTSH është festivali më i vjetër në Shqipëri, i cili në njëfarë mënyre ka qenë ‘institucioni’ i këngës së lehtë shqiptare dhe zgjedh këngën fituese e cila do të na përfaqësojë në Eurovision. Ky është festivali i 56-të në radhë dhe me siguri do të jetë një nga më interesantët sepse emrat “Big” të muzikës janë rikthyer.
Sot disa pjesëtarë të stafit organizativ, i përbërë nga Pali Kuke, Adi Krasta etj., të cilët ku kanë dhënë një konferencë për mediat ku kanë treguar më shumë detaje.
Gjatë konferencës së sotme Adi Krasta iu përgjigj disa pyetjeve nga gazetarët, një prej të cilëve e pyeti edhe për thashethemet e përjashtimit të Kastro Zizos nga konkurrimi.
“Në qoftë se amerikanët thonë që nuk negociojnë me terroristët, ne nuk i marrim në konsideratë fare thashethemexhinjtë. Kur i marrim parasysh, ua kthejmë përgjigjen në festival që t’ju shkojë djersë deri në…’’-u shpreh Krasta.