Pas pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing Ëith The Stars”, ish-banorja e “Big Brother” Rike Roçi u rikthye sërish në ekranin shqiptar në rolin e të ftuarës në panelin e emisionit sportiv “Top Arena” në “Top Channel”, ku jepte opinionet e saj për ndeshjet e botërorit “Rusi 2018” duke marrë shkas nga prezenca e saj në këtë emision fansat e saj e kanë pyetur nëse do të bëhet prezantuese e emisionit.
“Në të ardhmen mund të të shikojmë si gazetare përkrah Manushit te Procesi Sportiv?”- e ka pyetur një nga ndjekësit Riken në Instagram.
Mirëpo duket se bukuroshja e ekranit nuk ka ndërmend aspak të bëjë një gjë të tillë.
“Jo, nuk jetoj në Tiranë dhe nuk më intereson të punoj atje!”-është shprehur Rikja, e cila prej më shumë se 20 vitesh jeton në Itali.