INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për raportin me Edi Ramën, presidenti Meta përgjigjet kështu

E pyesin për raportin me Edi Ramën, presidenti Meta përgjigjet kështu

Publikuar më: 22:05 21-11-2017

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Maqedoni, ku ka takuar krerët më të lartë të shtetit fqinj. Por Meta gjithashtu ka realizuar një intervistë për televizionin Alsat dhe gjatë kësaj interviste me gazetarin Nazim Rashidi, ai ju përgjigj pyetjes lidhur me raportin me kryeministrin Rama. Kreu i shteti deklaroi se partia e tij e vetme është Kushtetuta.
Pjesë nga intervista
Cili është raporti juaj me Edi Ramën?
Raportet midis politikë me njëri-tjetrin kanë zero ndikim tek sjelljet tek sjelljet dhe veprimet e mia si president. Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti që është kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time apo me raportet në të kaluarën me cilin do. Një nga arsyet që u zgjodha si president ishte se nuk kishte kandidat më të mirë për të përfaqësuar opozitën.

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415