INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për romancën me Kylie Jenner, reperi i famshëm habit me veprimin e tij! Ja si shprehet [FOTO]

E pyesin për romancën me Kylie Jenner, reperi i famshëm habit me veprimin e tij! Ja si shprehet [FOTO]

Publikuar më: 17:20 05-07-2019

Reperi i njohur, Tyga ka qenë së fundmi i ftuar nga Kate Garraway dhe Adil Ray në emisionin ‘Goodmorning Britain’. Dy moderatorët e pyetën 29-vjeçarin rreth romancës me Kylie Jenner dhe si është të dalësh me dikë në syrin e publikut. Në momentin e pyetjes, reperi hezitoi të përgjigjej, por më pas shtoi:

“Janë thjesht takime romantike, ti del dhe më pas vazhdon përpara. Është pjesë e jetës”.

Tyga u shpreh gjithashtu se duhet të mësosh nga gabimet dhe të përmirësohesh.

Ajo çfarë bëri përshtypje ishte fakti se reperi nuk e përmendi emrin e Jenner në asnjë moment. Më pas ai u pyet rreth pendimeve te tij dhe Tyga reagoi menjëherë duke thënë se nuk dëshironte të fliste për këtë temë.

Kylie-Jenner-Tyga-Split-Reason-pp.jpg

Kujtojmë se romanca midis reperit dhe Kylie Jenner filloi në vitin 2014 kur ajo ishte vetëm 17-vjeç. Pas 3 vitesh ata i dhanë fund lidhjes së tyre, ndërsa tani miliarderja e famshme është e lumtur pranë partnerit, Travis Scott dhe vajzës së vogël, të quajtur Stormie.

Nga ana tjetër, Tyga është duke u njohur me modelen Cindey Kimberly

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713