Që prej ndarjes nga Aleksi dhe romancës së re me Mark Frrokun, Rudina ka qënë në qendër të mediave rozë. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpeshherë ajo reagon edhe ndaj komenteve që i bëhen.
Këtë herë ajo ka postuar disa foto me Markun ku shfaqet shumë të dashuruar me njëri tjetrin. Ajo që shohim janë komentet e shumta por një në veçanti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
“Për sa vjet e ke kontratën me këtë”, i shkruan një prej ndjekësve të cilin Rudina i përgjigjet: “Sa ta kemi rrisk plak. Nuk e parashikoj dot, hë për hë po e shijoj”.
Aktorja ka shkaktuar humor me përgjigjen e saj ndërsa shumë prej ndjekësve i kanë ardhur në mbrojtje.