INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për të dashurën e tij, Stresi përgjigjet kështu [FOTO]

E pyesin për të dashurën e tij, Stresi përgjigjet kështu [FOTO]

Publikuar më: 21:16 13-12-2017

Pavarësisht se është një prej personazheve më të ndjekur në Shqipëri, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi në botën e muzikës, përpiqet që të ruaj sekret lidhjet e tij. Nuk janë të paktë ata që e ndjekin, e shumë pak prej tyre nuk e dinë për lidhjen mes Stresit me Keisi Buzhanin, por sërish reperi shqiptar përpiqet që të ruajë intimitetin e lidhjes. I ngacmuar për këtë lidhje në Pop Culture, Stresi është kujdesur ta mbyllë këtë temë pa dhënë detaje të tepërta.
“Është një intimitet shumë i madh për mua. Nuk parapëlqej të flas shumë tepër. Është diçka shumë private. Doli pa dëshirën time”, u shpreh Stresi.
Mirëpo edhe pse e quan vetën si “Bad Boy 4 Life”, Stresi e mendon martesën si një gjë shumë të bukur në jetë. I pyetur edhe për këtë, Stresi nuk anashkalon, edhe pse për momentin mund të mos ketë ndonjë gjë konkrete për të thënë:
“Martesa është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë dikujt në jetë dhe gjëja më e bukur pas të gjitha gjërave që ke bërë…” – thotë Stresi, por e ka të qartë se nëse është fjala për të, ceremonia e martesës do të jetë krejtësisht private, pa zhurmë të madhe, pa vëmendje mediatike, përkundrazi: “Do të ketë shumë miq…” – thotë ai dhe kjo është e kuptueshme, por do të jetë shumë intime. Privatësia është shumë e rëndësishme për Stresin dhe këtë fakt, ai është përpjekur t’ua bëjë të qartë të gjithëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055