Ndërkohë që Justin Bieber nuk kishte asnjë koment për lidhjen e re të ish-it të tij Selena me The Weeknd, ai tha diçka në lidhje me të dashurin e ri të Selenës dhe muzikën e tij. Kur u pyet nga Tmz nëse ai do të mund të dëgjonte një këngë të The Weeknd, Justin kishte një përgjigje negative sigurisht. “Jo nuk mund të dëgjoj këngët e The Weeknd”, tha Justin ndërkohë që po drejtohej për te makina. Kur ai u pyet se pse, Bieber tha se nuk janë këngë. Epo kjo është me të vërtetë e rëndë! Me siguri që këngëtari kanadez ka disa ndjenja të forta për romancën e re të Selena Gomez.