INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për vajzat që s’janë të pasura por mundohen të fitojnë çdo gjë vetë, Lori Hoxha “godet” me përgjigjen e saj [FOTO]

E pyesin për vajzat që s’janë të pasura por mundohen të fitojnë çdo gjë vetë, Lori Hoxha “godet” me përgjigjen e saj [FOTO]

Publikuar më: 20:13 09-02-2018

Me stilin dhe sharmin e veçantë që shpalos në jetën e përditshme dhe këtë ua ofron ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Lori është kthyer në një nga personazhet publikë më të dashur. Ajo njihet për dashurinë e saj për modën dhe veshjet e saj shpesh herë kthehen në trend e jo më kot është një fashion blogger e vërtetë.

Por për fat të këq, trashëgimtarja e Top Channel shpesh herë është bërë pjesë “ e sulmeve” në Instagram ku i përmendin jetën luksoze.  Një pyetje disi ironike i është bërë së fundmi ku një komentues e pyet Lorin: "Cili është mesazhi jot për ato vajza që nuk kanë lindur në pasuri dhe që mundohen të fitojnë çdo gjë në jetë me forcat e veta?"

"Bravo i qoftë, të punojnë cdo ditë! Të nisurit nga 10, ndryshe nga 0, nuk do të thotë që nuk duhet punuar çdo ditë. Te gjithë që nuk kanë para duan para, e kush ka para do gjithmonë më shumë para. Do të gënjenin nëse do të thonin ndryshe", shkruan Lori si për t’i treguar që pavarësisht se ka lindur e pasur, ka punuar çdo ditë për të fituar më shumë.

hoxhuinja.png

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055