Ndërsa prej kohësh përflitej se moderatorja kishte vendosur që të zhvendosej nga një televizion në tjetrin, tashmë gjërat janë zyrtare dhe Nevina Shtylla ka nisur punën në “Top Channel”.
Ajo u largua nga “Jo vetëm modë” te “Tv Klan” dhe i zuri vendin Fjoralba Ponarit te “Proçesi sportiv”. Pas puntatës së parë të emisionit, moderatorja ka marrë komplimente të shumta dhe i është përgjigjur pyetjeve kurioze të fansave.
Një prej tyre e pyeti se pse iku nga Klani se Klani të bëri kjo që je sot dhe Nevina i dha këtë përgjigje:
“Kjo që jam sot… vjen falë të tjerë faktorëve… me në krye familjen time! Kam punuar me shumë përkushtim për gjthçka dhe besoj se e kam merituar çdo feedback pozitiv dhe mbështetjen tuaj. Klanit i jam mirënjohëse për një sezon fantastik! Por në TOP them se do të mund të arrij maksimumin tim… me një investim të vazhdueshëm e mbi të gjitha të mirëmenduar”- ka shkruar Nevina.