INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin pse nuk bën fëmijë tjetër, Alketa Vejsiu habit me pëgjigjen! Moderatorja gati për birësimin e një të treti [FOTO]

E pyesin pse nuk bën fëmijë tjetër, Alketa Vejsiu habit me pëgjigjen! Moderatorja gati për birësimin e një të treti [FOTO]

Publikuar më: 22:05 26-08-2018

Alketa Vejsiu është rregullisht prej vitesh në ekran, një nga moderatoret më të dashura për publikun. Mirëpo shpesh herë kemi lexuar dhe kemi kuptuar që është një ndër personazhet më të rezevuar, sa i takon jetës jashtë punës. Pra edhe pse gëzon një jetë shumë të lumtur familjare me bashkëshortin dhe dy fëmijet e saj, Alketa është shumë, po shumë hermetike për sa i përket jetës private, preferon ta mbajë gjithmonë të tillë.

Nëpërmjet ‘Instagram’-it moderatorja zhvilloi një intervistë dixhitale me ndjekësit e saj. Nga pyetjet vihet re se pjesa më e madhe janë të interesuar pikërisht për mungesën e familjes së saj në rrjete sociale.  Moderatorja ka treguar planet për një fëmijë të tretë. Njëri prej tyre e ka pyetur Alketën nëse ka në plan që të bëjë një fëmijë të tretë dhe moderatorja i është përgjigjur:
"Mbase e bëj, mbase e birësoj.", duke bërë kështu të gjithë median rozë të shkruajë për këtë temë./intv.al/

40008559_683612678661784_7173610860617662464_n-e1535190363415.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040311813354492