Dasma mbretërore është eventi i momentit që ka rrëmbyer vëmendjen maksimale.
Dita e madhe po afron dhe një ndër kuriozitetet më të mëdha është edhe lista e të ftuarëve. Por ndërkohë që të gjithë mendonin që Rihanna do të ishte pjesë e dasmës madhështore, në fakt nuk është. Fakti që Riri e ka njohur nga afër Prince Harry-n në vitin 2016 në Barbados, ku dhanë gjak për të sëmurët me HIV, nuk qenka kusht që ajo të ftohet.
Kur ylli i pop-it u pyet nëse do të ishte e pranishme në damën e Meghan dhe Harryt, ajo e lë pa fjalë gazetaren me përgjigjen.
“Çfarë të bën të mendosh që unë jam e ftuar?”
"S’e di. Ti e ke takuar atë!"- iu përgjigj ai.
Pas kësaj, replika e Rihanna-s ishte thjesht epike!
“Ok, ja dhe ti më takove mua. Mendon se do të vish në dasmën time?- iu përgjigj këngëtarja.
When you get roasted by @Rihanna ?? Riri is clearly not keeping up with the #royalwedding! pic.twitter.com/xeJQePcVi0
— Access (@accessonline) May 11, 2018