Kjo është arsyeja pse Nevina Shtylla la Klan-in për Top Channel
Nevina Shtylla ka qënë një nga emrat më të përfolur të shoëbiz-it shqiptar së fundmi. Largimi i saj nga televizioni “Klan” dhe zhvendosja në “Top Channel” krah Edi Manushit në drejtimin e emisionit “Procesi sportiv” ngjalli shumë polemika mes ndjekësve të saj.
Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” dhe në rubrikën “Ndaje ose haje” Nevina u pyet për arsyen pse e kishte lënë Tv Klan për Top Channel.
Ajo preferoi që ti përgjigjej kësaj pyetje në vënd që të provonte një nga ushqimet jo të zakonta që ofron loja. Kështu për herë të parë ajo pranoi se ka qenë gjithmonë e tërhequr ndaj idesë për të punuar në Top. Gjithashtu ajo tha se Top-i i ka dhënë siguri dhe kjo ishte një ndër arsyet kryesore.