Ndarja e tyre bëri edhe më shumë se lidhja. Morena Taraku shijoi për pak kohë lidhjen me miliarderin Iranian Sasha Sobhani, lidhje kjo e cila mori fund shpejt.
Duket se ndarja e tyre nuk përfundoi aspak mirë pasi menjëherë më pas, Morena e akuzoi biznesmenin se ishte gej dhe ai u kundërpërgjigj duke publikuar një video ku shfaqej në një dhomë të mbushur me femra. Por sot më në fund Sasha foli për herë të parë për ish-in, pas ndarjes.
Teksa ndjekësit e kanë pyetur për arsyen e ndarjes nga Morena, ai është përgjigjur thejshtë me një emoji, duke mos dashur të flasë më shumë. Megjithatë ai e ka cilësuar Morenën vajzë të mirë.