Floriana Garo e ka nisur karrierën si një Miss dhe përfundoi duke punuar në televizion si një moderator por mbetet padyshim një nga figurat më të bukura të ekranit.
Aktualisht është me pushime në bregdetin shqiptar bashkë me familjen, por Floriana ju ka krijuar ndjekësve të saj të instagramit mundësinë për t’i bërë pyetje.
Njëra prej tyre kërkonte përgjigje për arsyen pse moderatorja zgjedh Shqipërinë për pushime kur mund të udhëtojë drejt vendeve më të bukura të botës.
“Sepse malli për njerëzit është më i madh se për vendet”,-ka thënë ajo.
Kujtojmë që prej kohësh Floriana është zhvendosur në Zvicër bashkë me bashkëshortin e saj dhe disa muaj më parë solli në jetën fëmijën e parë, Adia.