Deklarata e ministrit të jashtëm grek për arritjen e një marrëveshje për 12 milje me Shqipërinë është cilësuar si korrekte nga Kryeminsitri Edi Rama. Rama i ftuar në “Real Story” në “Vizion+” tha se miljet kanë qenë të rregjistruara në OKB, dhe se çështjen për këtë e hapi pala shqiptare.
I pyetur nga analistët e ftuar se me marrëveshjen e re sa milje do të fitojë Shqipëria dhe Greqia, Rama u përgjigj duke mos thënë shifra pa konfirmuar edhe faktin nëse me këtë marrëveshje të re Shqipëria do të përfitojë milje apo jo.
“O shqiptar ne i kemi hapur këto probleme, dhe ne nuk i hapëm që të krijojmë më shumë probleme, ne i hapëm që ti zgjidhim me shumë dinjitet. Historia e fqinjit të pasur që detyron fqinjin me të varfër të qepë gojën dhe që thotë se ligji i luftës dhe çështja çame nuk ekzistojnë, nuk ekziston më.
Unë nuk jam këtu për të thënë metra dhe kilometra, nuk jam për të ndarë apartamente. Kur të arrihet marrëveshja atëherë do ta tregojmë hartën,” tha Rama.