Cila është puna e ëndrrave tuaja?
Të paktën një herë këtë pyetje me siguri j’ua ka bërë dikush por edhe nëse jo me shumë gjasa ju e keni përgjigjen.
Po një vajzë si Lori Hoxha që i ka të gjitha të mirat dhe jeton mes luksit dhe famës a ka një punë ëndrrësh?
Ka qenë kjo një pyetje që një nga fansat ja ka dërguar në DM dhe Lori e ka postuar si foto në Story duke i kthyer përgjigje.
“Do të doja të isha një konsulente luksi ose të isha me pushime”, shprehet Lori Hoxha me komentin e saj në foton e postuar në Insta. Epo mesa duket fashionistas nuk i ndahet shpirti nga luksi sido që të jetë.