Nuk ka diskutim që Flaka Krelani është një prej zërave më të mirë dhe një prej këngëtareve më unike shqiptare.
Talenti i saj ka spikatur që në fillimet e karrierës së saj dhe mbetet një prej atyre këngëtareve të cilën më së shumti e njohim prej punës së saj se sa prej skandaleve mediatike.
Por së fundmi, duket se Flaka për pak është bër pre e një “skandali” të vogël.
E ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, Krelani në rubrikën “Haje ose Thuaje”, është pyetur se cila është kolegia më e patalentuar sipas mendimit të saj.
Mes sfidës për të ngrënë diçka jo fort të shijshme apo të treguarit e sinqertë, këngëtarja vendosi të hante.
“Nuk mendoj se më takon mua,” u shpreh ajo.