Olsa Muhameti është një nga personazhet më të lakuara së fundmi në media kjo për shkak të emisionit Përputhen që është nën autorësinë e saj. Olsa është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga puna e saj.
Së fundmi Olsa është pyetur se cili nga konkurrentët i mungon më shumë. Ajo shprehet se i mungon Fation Kuqari ku bashkangjitur videos shkruan se është një nga djemtë më të drejtë që ka pasur emisioni .
Kujtojmë se Fationi doli single dhe nuk e gjeti veten me asnjë prej vajzave.