INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin se me kë nga djemtë e PËRPUTHEN është e lidhur, Sindi përgjigjet publikisht: 1 milion dollarë…

E pyesin se me kë nga djemtë e PËRPUTHEN është e lidhur, Sindi përgjigjet publikisht: 1 milion dollarë…

Publikuar më: 12:30 26-08-2021

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, është në një lidhje dashurie me një djalë të panjohur për publikun shqiptar. Ajo ka pranuar më parë se është e dashuruar dhe ndihet shumë e lumtur me partnerin që ka në krah.

Pas këtyre deklaratave, të gjithë ndjekësit e Sindit në Instagram janë bërë kuriozë të dinë se kush është mashkulli misterioz që e bëri për vete. Ditën e djeshme, gjatë një bisede virtuale në Instastory, Sindi iu përgjigj pyetjeve të fansave rreth lidhjes së saj.

Një ndjekëse e pyeti nëse është e lidhur me Elvis Lushin, i cili është po ashtu një ish-konkurrent. Por Loci tha se “me Locon mbetemi miq shumë të mirë!”.

loco.jpg

 

 Edhe pse ka thënë se partneri i saj nuk është një personazh publik, sërish ndjekësit e kanë pyetur nëse është e lidhur me djem të tjerë që kanë qenë pjesë e programit të dashurisë.

“Është e vërtetë që je në lidhje me Princin?”, ishte pyetja e radhës, së cilës Sindi iu përgjigj: “Jo!”.

princi.jpg

 

 “Je në lidhje me Atdheun”, i shkroi një tjetër, por edhe në këtë rast Loci tha: “Jo, nuk kemi pikën e lidhjes. Ndajmë dy botëkuptime dhe qëllime të ndryshme në jetë. Asgjë më shuëm se miqësi shumë e mirë nuk do ekzistojë kurrë mes nesh!”.

 

atdheu.jpg

 Disa ndjekës të tjerë kanë vënë re një detaj kohët e fundit tek postimet e Sindit: ajo publikon foto të një çifti sa herë i përgjigjet pyetjeve të fansave.

Prandaj, në lidhje me këtë një ndjekëse i shkroi: “Bone të dashur, tani vetëm foto për dashuri hedh. Mos u sill si e fiksuar.”.

Sindi iu përgjigj: “Cili është problemi yt?! Unë postoj çfarë të dua, sepse hera e fundit që kontrollova, kjo është ende llogaria ime e Instagram-it. Nëse postoj diçka që tregon gjendjen time shpirtërore aktuale, nuk do të thotë që jam e fiksuar. Do të thotë që jam një person shumë ekspresiv dhe nuk më bëhet vonë se çfarë mendon ti apo njerëz të tjerë për postimet e mia”.

dashuri.jpg

 

Një tjetër fans e pyet për të postuar një foto me të dashurin, ndërsa Sindi u përgjigj “1 mln dollarë”. Me siguri ishte shaka, se dyshojmë të paguajë njeri kaq shumë para për një foto të Sindit me të dashurin.

gagg.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889